Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture dhe pajisje teknologjike, donacion ky i ardhur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, për nevojat e Komunës së Mitrovicës.
Me këtë rast, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar shefin e EULEX- it për vizitën dhe donacionin e ofruar të një veture dhe pajisje teknologjike, duke theksuar se komuna mirëpret bashkëpunimin e misionit në fusha të ndryshme qoftë në arsim, shëndetësi, digjitalizim apo të tjera.
Në fund të takimit kryetari Hamza dhe shefi i EULEX-it, Wigemark u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve edhe për projekte tjera të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve./arbresh.info/

Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...
Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person
Mbyllet aventura historike e Dritës në Ligën e Konferencës
Pas përleshjeve në kufi, Pakistani thotë se ka vrarë 30 tali...
Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gj...