Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media nga ora 14:00.
Kjo konferencë është organizuar me qëllim të përcjelljes së aktiviteteve lidhur me javën kombëtare të sigurisë rrugore që është duke u zhvilluar në tërë territorin e vendit nga data 11 prill 2022.
Në këtë konferencë/aktivitet përveç njësive policore do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe MMPHI-së të cilët do të deklarohen për media:
1. Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Nënkolonel Jeton Rexhepi.
2. Drejtori i Departamentit Koordinues i Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor në kuadër të MMPHI-së, z. Nezir Gashi
Vendi : në hapësirën në hyrje të autostradës nga rrethi i Veternikut (drejtimi Prishtinë-Bresje)./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike