Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit ku ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, të dielën në rrugën “Vicianum” të Prishtinës, por nuk përmend të jetë intervistuar.
“Rasti në procedurë hetimore”, është përshkrimi që i mungon raportimit të policisë për aksidentin ku u përfshi Hajdari, i zakonshëm në aksidente të kësaj natyre, sikur që nuk përmendet as prokurori të ketë marrë në pyetje Ministren.
Në raportin 24 orësh, policia i referohet Hajdarit si “e dyshuara femër kosovare” e cila përderisa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur viktimën mashkull kosovar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet tutje në raport.
“Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, Hajdari ka dalë me një deklaratë në llogarinë e saj në Facebook, duke thënë se përderisa ishte duke vozitur, dy fëmijë ishin shfaqur papritur në rrugë, duke shtuar se njëri prej tyre ishte përplasur me veturën e saj./arbesh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...