Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zgjodhi së fundi një formë tjetër për të komunikuar me qytetarët.
Osmani nisi një pyetësor përmes rrjetit social Instagram.
Ndër pyetjet të cilat iu bënë Osmanit, ishte edhe njëra që lidhej me dialogun Kosovë-Serbi.
“A ke me qenë më aktive në dialogun Kosovë-Serbi?”, pyeti një prej qytetarëve Osmanin.
Presidentja me këtë rast deklaroi se të gjitha qëndrimet në dialog, koordinohen ndërmjet institucioneve të Kosovës.
“Prandaj unë tashmë jam aktive në këtë proces”, deklaroi Osmani.
Lexo edhe:
Osmani me pyetje nga ndjekësit në Instagram, tregon se i pëlqen gjuha frënge
Presidentja Osmani nuk la pa kthyer përgjigje edhe në çështjen e flamurit, ku u pyet nëse është për të ndërruar Flamurin e Kosovës.
Osmani theksoi se në momentin që ka pranuar detyrën, në Presidencën e Kosovës ka rikthyer vulën e Presidentit Rugova si dhe Flamurin Dardan.
“Sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”, shtoi ajo.
Osmani poashtu u pyet nëse vërtet flet gjuhën frënge?
“Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, por e flas pak. Jam duke e mësuar më shumë ndërkohë”, shtoi Osmani.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër