Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka pasur një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin diskutuan mundësinë e sanksioneve shtesë anti-ruse, mbrojtjes dhe mbështetjes financiare për Ukrainën.
Zelensky tha se diskutimi i tyre “theksoi se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe dënohen”.
“Pata një bisedë telefonike me Olaf Scholz. Ne theksuam se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe të dënohen. Ne diskutuam gjithashtu sanksionet anti-ruse, mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën” shlroi Zelensky në Twitter.
Ndërkohë, zyra e Zelenskyt tha në një deklaratë se presidenti kishte mbajtur një konferencë me zyrtarët ukrainas gjatë së cilës ishin zhvilluar propozimet e Kievit për një paketë të gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian./arbresh.info/
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...