Këtu ishte epiqendra e tërmetit në Shqipëri

08:39 | 10 Prill 2022
A Z

2 tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur vendin në orët e para të mëngjesit.

Sipas IGJEUM në orën 00:58 ka pasur lëkundje në Llugaj, në afërsi të Tropojës. Shkalla e magnitudës ka qenë 4.0 ballë ndërsa thellësia 12 km.

Kjo lëkundje është pasuar nga një tjetër më e lehtë, 2.7 ballë, në orën 01:31. Epiqendra ka qenë po në lindje të Bajram Currit në Tropojë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale