Boksieri shqiptar, Florian Marku ka konfirmuar se meçin e radhës do ta zhvillojë në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Florian Marku, tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën.
Përveç kësaj, boksieri falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë shfaqur në meçin e tij të fundit.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri.
Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të postimin.
Floriani javën e kaluar arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me noakut dhe kështu e mbrojti titullin kampion për pesha të lehta.
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...