Një 21-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë mbrëmë në Çaçak të Serbisë, duke vrarë nënën, babanë dhe gjyshin e tij
Tragjedia ka ndodhur në vendbanimin e Atenicës, ndërsa 21-vjeçar i dyshuar për vrasjen e nënës, babait dhe gjyshit të tij është arrestuar në vendbanimin Obrez, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Fqinjët dhe qytetarët e Çaçakut janë të shokuar nga krimi në këtë rajon. Sipas raportimeve tragjedia familjare ka ndodhur mbrëmë mes orës 21:00 dhe 22:00. 21-vjeçari Ilija, siç mësohet, fillimisht ka ulur roletat e xhamave, e më pas ka therur familjarët dhe pastaj është larguar nga shtëpia./Alsat.mk/
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...