Arabia Saudite ka rritur numrin e pelegrinëve të Haxhit nga brenda dhe jashtë mbretërisë në 1 milion në vitin 2022, njoftuan autoritetet të shtunën pas dy vitesh kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ministria e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë ku tha se Haxhi është i hapur për ata nën 65 vjeç që kanë marrë vaksinat e miratuara kundër koronavirusit dhe që janë të miratuara nga ministria saudite, transmeton portal arbresh.info
Pelegrinëve nga jashtë do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve nga momenti i nisjes, shtoi ai, ndërsa u bëri thirrje vizitorëve që të respektojnë masat shëndetësore.
Arabia Saudite e ka kufizuar Haxhin për pelegrinët vendas për dy vitet e fundit për shkak të pandemisë.
Një total prej 60,000 haxhinjsh e kryen Haxhin vitin e kaluar krahasuar me rreth 2.5 milionë në 2019.
Pelegrinazhi në vendin më të shenjtë të Islamit, Qabenë në qytetin e Mekës, është një nga pesë shtyllat e Islamit./AA/arbresh.info/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...