Newcastle United është shfaqur si nja kandidat surprizë në ndjekjen e Paulo Dybalas nga Juventusi.
Qendërsulmuesi argjentinas po lidhet me një largim nga klubi italian, pasi kontrata e tij skadon në verë.
Sipas Corriere dello Sport, Dybala nuk ka ndërmend të rinovojë me Juventusin dhe 28-vjeçari dëshiron të gjejë projektin ideal për vitet e ardhshme të karrierës së tij.
Ai po lidhej me Arsenalin dhe Tottenhamin në Angli, së bashku me Interin në Itali.
Megjithatë, Newcastle është shfaqur si një kandidat surprizë, pasi mund të jetë në gjende të ofrojë një pagë më të lartë se çdo klub i përmendur.
Një tjetër skuadër që është e etur për Dybalan është AC Milan, pasi ata kërkojnë të zëvendësojnë potencialisht Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud në verë./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...