Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për zyrtarët publikë.
Projektligji ka për qëllim ndryshimin e nenit 22 që i jep mundësinë personelit akademik të universiteteve publike të vijojnë me procedurat për marrjen e gradave akademike edhe pasi zgjidhen deputetë.
Paraprakisht deputetët miratuan shmangie të afateve të parapara nga rregullorja e Kuvendit për miratimin e këtij projektligji.
Ndryshe, projektligji është iniciuar nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila dhe është përkrahur edhe nga disa deputetë të partive opozitare./arbresh.info/
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...