Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar se sot ka arritur ekspertiza shtesë në Prokuroririnë Speciale të Kosovës në lidhje me vrasjen e Astrit Deharit.
Gashi ka shkruar se ende nuk e dinë se çka shkruan në atë ekspertizë për të cilën thotë se kanë pritur që nga tetori i vitit 2020.
Por, ka thënë se janë të sigurtë që ekspertiza shtesë do të konfirmojë atë të shtatorit të vitit 2019.
“Për ta vërtetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë me 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshën 1978 dite 65 muaj dhe; 5 vite e 4 muaj që Aleksander Lumezi apo Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve për vrasjen e aktivistit të LEVIZJES VETEVENDOSJE Astrit Dehari i cili u vra për arsye politike dhe që të fillohet me arrestimin e vrasësve, shtytësve në vrasje, dhe atyre që e fshehën vrasjen deri ne ditën e sotme”, ka shkruar Gashi.
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...