Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme plenare ka thënë se rezultatet zgjedhore në Serbi dëshmuan orientimin e tyre pro-rus dhe u dëshmua se demokracia është destinim i largët për ta.
Kusari-Lila tha se Serbia dëshmoi se ka qëllim vështirësimin e jetës së pakicave, siç u dëshmua në fshirjen e 6000 qytetarëve nga regjistrat civil.
Sipas saj, rezultatet e zgjedhjeve në Serbi dëshmuan orientimin e tyre pro rus.
“Përveç prej 23 shkurtit, Serbia që u rreshtua në krah me Rusinë dhe gjenocidin që ajo po zhvillon në Ukrainë, ajo tash po legjitimon krimet që po na shfaqen në Bucha, Irpin dhe qytete të tjera. Të cilat nuk dallojnë fare nga pamjet e Reçakut, Krushës, Rezallës, Izbicës dhe shumë masakrave të tjera të Kosovës. Paralelja që tërhoqa nuk është digresion i rastit, por ka të bëjë me shtetin që nuk pranoi t’i drejtojë Kosovës dhe qeverisë së saj me emrin e saj për t’i mundësuar qytetarëve serb të Kosovës organizimin e qendrave të votimit në disa qendra të votimit. Serbia me hegjemoninë e saj nuk e ka qëllim lehtësim jetën e pakicave në Kosovë, por në fakt e ka specializim vështirësim jetën e pakicave. Procesi zgjedhor në Serbi nxori në pah largimin e 6000 mijë qytetarëve shqiptar nga regjistri i votuesve. Fshirja e emrave është akt barbar, kjo është Serbia hegjemoniste e cila me këtë proces zgjedhor e konfirmoj orientimin e saj, jo pro evropian, por pro rus”, tha ajo/arbresh.info/
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...