Besnik Tahiri-ministrave: E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë, kthejuni punës

11:03 | 7 Prill 2022
A Z

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria Kurti nuk e ka bërë asnjë ligj që e prek jetën e qytetarit, derisa iu drejtua ministrave në seancën e sotme plenare.

Sipas tij VV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë.

“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë. Ktheheni 20 vjet… Bëni ju çka kemi bë për 20 vjet… Kryjeni autostradat që janë nisë, kryejeni rrugët. Leni fjalët, kthejuni punës”, shtoi deputeti Tahiri./arbresh.info/