Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetit, që sivjet shënohet me moton “Planeti ynë, shëndeti ynë”, raporton arbresh.info.
Edhe pse ishte paralajmëruar që të marr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, nuk u paraqit në këtë event.
I pranishëm ishte zëvendësministri i shëndetësisë, Arsim Berisha i cili tha se kjo ditë edhe njëherë tregon se shëndeti është i rëndësishëm për të gjithë ne dhe se të gjithë së bashku mund të ndihmojmë në eliminimin e vdekshmërisë.
“Kjo ditë ka për detyrë ndërgjegjësimin e të gjithëve që ta mbajmë planetin sa më pastër. Sëmundjet kardiovaskulare që paraqiten shkaktarin numër një të vdekjeve në botë. Kanceri mund të eliminohet duke i paraprirë një ndërgjegjësim i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ndërsa që edhe sot nuk mund të mos e përmendim sfidën e fundit të dy vjeçarit pandeminë covid-19, andaj ne duhet të marrim në konsideratë të gjithë faktorët për përmirësimin e faktorëve në mënyrë që të krijohet një strategji qe të bëhet përmirësimi i mirëqenies së të gjithëve. U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar të vaksinohen, krahas fokusit edhe për sëmundjet e tjera”, tha zëvendësministri.
Zëvëndësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Linda Çavdarbasha, përmendi disa nga pikat kyçe të bashkëpunimit në mes të dy Ministrive në favor të një zhvillimi të shëndetshëm.
“Kjo ditë ka për qëllim qëllimet e mirëfillta të shëndetit tonë. Përball pandemisë aktuale dhe një ambienti të ndotur këtë vit në qendër kemi moton” planeti ynë, shëndeti ynë. Pandemia ka zbuluar dobësitë në shumë fusha, siç e dimë të qenit i shëndetshëm nuk është vetëm te mos kemi një sëmundje, por edhe rritja e mirëqenies dhe shëndetit publik. Shëndeti mjedisor është pika kyqe për të reduktuar ekspozimet e ndryshme në ajër në ujë dhe në sfera të tjera. 24 % e vdekjeve janë të lidhura me mjedisin andaj të gjithë ne mund të mbajmë diçka që të kontribuojmë. Bashkëpunimi i ministrisë sonë me Ministrinë e Shëndetësie të vazhdojë edhe më tej”, tha zëvendësministrja./arbresh.info/
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...