Një 32 vjeçar është arrestuar nën dyshimin për inskenim të tri veprave penale: ‘lëndim i lehtë trupor’, ‘ Vjedhje në tentativë’ dhe ‘ Zjarr vënie’ .
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, i cili fillimisht ishte konsideruar si viktimë, mesnatën e së martës kishte deklaruar se tre persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, i cili jeto jashtë Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Arrestohet një person i dyshuar për inskenim të veprave penale ‘lëndim i lehtë trupor’, ‘ Vjedhje në tentativë’ dhe ‘ Zjarr vënie’. Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 06.04.2022, rreth orës 00:10, ka pranuar informacion nga viktima se në fshatin Raushiq-Pejë, tre persona kanë hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, i cili jeton në boten e jashtme”, bënë të ditur policia.
Sipas policisë, viktima, tashmë i dyshuari kishte deklaruar se i kishte dëgjuar disa krisma dhe është takuar me të dyshuarit, me të cilët është përleshur.
“Njësitet relevante të Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, aty Policia ka vërejtur se nga brendësia e shtëpisë del tym, janë njoftuar njësiti i zjarrfikëseve dhe gjithashtu është vërejtur se në dy pika të hyrjes në shtëpi janë thyer dritaret. Viktima është sjellë në Stacionin Policor në Pejë, mirëpo për shkak se i njëjti kishte konsumuar alkool nuk është intervistuar.
I dyshuari sipas policisë është I dyshuari: I. K. 32 vjeçar.
“Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, gjatë hetimeve të zhvilluara dhe pas intevistimit të dëshmitarëve dhe viktimës tani i dyshuar, dyshohet se i njëjti ka inskenuar veprat penale të lartcekura. Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...