Katër persona janë prangosur nën dyshimin e për kryerjen e veprave penale të trafikimit me njerëz dhe posedim të narkotikëve.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake pas ka zhvilluar një hetimi intensiv. më 05.04.2022, kanë arrestuar kontrollimin e dy banesave në Prishtinë ku kanë arrestuar katër persona të dyshuar tre femra dhe një mashkull, të gjithë kosovarë. Të dyshuarit : K.K., ( 1979) A.M, (2001), XH.M., (1991), A.R., (2001) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’, njofton policia.
Policia si provë materiale ka konfiskuar: pajisje elektronike: katër (4) telefona mobil, një(1) Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve, shkruan arbresh.info.
Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.
Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren