Gjendet një person i vdekur në Tiranë

15:21 | 5 Prill 2022
A Z

Tiranë – Një person është gjetur i vdekur në rrugë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 13:45, në afërsi të ish-parkut të autobusëve.

Sipas policisë bëhet fjalë për D. K., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale