Sot u bënë 30 vjet nga fillimi i rrethimit të Sarajevës nga forcat e ushtrisë serbe. Në këtë ditë, më 1992, pësuan edhe viktimat e para nga snajperistët serbë. Suada Dillberoviq dhe Ollga Suçiq u vranë në një urë të qytetit, që sot mban emrin e tyre.
Rrethimi i Sarajevës ishte një nga rrethimet më të gjata në historinë e luftës moderne dhe më i gjati i një kryeqyteti që ka ndodhur ndonjëherë. Rrethimi ka zgjatur deri në vitin 1996 – saktësisht 1,460 ditë.
Gjatë asaj periudhe, në qytet kanë rënë qindra mijëra granata, duke vrarë më shumë se 11,500 njerëz – në mesin e tyre rreth 1,600 fëmijë. Udhëheqësi i atëhershëm i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, ka dhënë urdhër që të qëllohej në të gjitha objektivat civile joserbe në Sarajevë.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e ka dënuar më pas atë me burgim të përjetshëm, për akuza që përfshinin edhe terrorizimin e civilëve në Sarajevë./Alsat.mk/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...