Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një intervistë, ka konfirmuar se partitë opozitare po mbledhin nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Komisionin hetimor për krizën energjetike.
Kjo pasi formimi i këtij Komisioni dështoni të bëhet në seancën e 28 marsit ngase 23 deputetë votuan për e 50 kundër për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.
“Besoj që do t’i mbledhim shpejt 40 nënshkrimet të cilat do të sjellin seancën e jashtëzakonshme për diskutim dhe aprovimin e këtij Komisioni”.
“Ikja prej një hetimi parlamentar për temën e energjisë është ikje nga përgjegjësia shtetërore insitucionale, qeveritare me gabimet një pas një që janë bërë me trajtimin e kësaj teme. Energjia është trajtuar si temë dytësore jo si temë kryesore për qytetarët e Kosovës”.
Ai foli edhe për Ligjin e Pagave, duke kërkuar madje që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të raportojë për këtë çështje në Kuvend.
Këtë situatë të krijuar ai e ka quajtur pazotësi, injorim dhe mashtrim punën e Qeverisë, raporton EO.
“Kërkesa ime për këtë komision është shumë e thjesht Ministri Sveçla duhet urgjentisht të vij të raportojë para këtij Komisioni. Të na tregoj pse nuk po vjen ligji në Kuvend dhe pse nuk është miratuar ashtu siç është zotuar dhe pse vendoset ky ligj në agjendën legjislative dhe pastaj nuk ka lëvizje”.
“A është pazotësi a është injorim apo është mashtrim. Ne sa i përket Ligjit të Pagave i kemi marrë të gjitha mekanizmat që një grup parlamentar i bënë. Së fundi kemi të miratuar një rezolutë në kuvend që kërkon sjelljen sa më të shpejtë të këtij ligji”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit