Vdes personi që ra nga lartësia e një objekti, policia po heton rrethanat

14:18 | 4 Prill 2022
arbresh.info

Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, e konfirmoi rastin për arbresh.info, duke shtuar se ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant.

“Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant”, tha Borovci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale