Ministria e Rinisë Kulturës e Sportit (MKRS)ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, nga tifozët e Gjilanit.
MKRS ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e tyre në arrestimin e të dyshuarve.
Ministria gjithashtu njoftoi se për nesër ka ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës.
Ministria e Sportit gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë portierit, Stivi Frashëri.
“Ministria e Sportit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri dhe gjithë situatën e krijuar në ndeshjen e futbollit Gjilani – Ballkani. Këto pamje nuk përkojnë me frymën sportive dhe të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigjen e merituar. E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë në arrestimin e të dyshuarve. Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit. Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në postimin e MKRS-së./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja