Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 71:74 (16:24, 11:18, 25:13, 19:19), në xhiron e 25-të të Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 2:9, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, ku më e larta ishte dhjetë pikë, 14:24, kurse kjo pjesë përfundoi 16:24. Prishtinasit rikthehen në periudhën e dytë, për të afruar shifrat në 24:26, dhe më pas kampionët hyn në një seri të suksesshme, duke shkuar në pushim me rezultat 27:42.
Kryeqytetasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë afrohen në rezultat, ku pas 30 minutash ishte 52:55, duke e bërë sfidën shumë interesante. Kështu edhe ndodhi. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua një përballje shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi u vendos në sekondat e fundit. Në minutat e fundit, rezultati sa barazohej dhe sa njëra skuadër kalonte në epërsi e sa tjetra, por në fund vendimtar ishte Erjon Kastrati me një tre pikësh në sekondën e fundit, për të vulosur fitoren.
Te Sigal Prishtina u dalluan Ëendell Mitchell me 20 pikë dhe Biram Faye me 10 pikë e 11 kërcime, kurse te Golden Eagle Yllit përveç Kastrati që shënoi tre pikët vendimtare dhe në total kishte 16 pikë, u dalluan edhe Henrik Sirko me 20 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Mikaile Tmusiq me 14 pikë e nëntë kërcime.
Sigal Prishtina ka 12 fitore e 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka 19 fitore e gjashtë humbje./Arbresh.info
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...