Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Lulzim Basha, u ka thënë njerëzve të rrethit të tij të ngushtë, se ai do të jetë kandidat për President të Republikës.
I pyetur nga Arian Çani, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, për zërat që qarkullojnë lidhur me këtë çështje, Berisha tha se Basha e ka thënë tek njerëzit e tij të afërt se do të jetë kandidat, por ish kryeministri shtoi se kjo do të faktonte atë që ai ka deklaruar prej kohësh, pra që Rama dhe Basha kanë qenë bashkëpunëtorë.
“Nga Edi Rama nuk e kam dëgjuar këtë. Por, e kam dëgjuar që Basha i ka thënë rrethit të tij që jam kandidat për President. E ka thënë 100%.
Kjo thjesht do të faktonte atë që unë kam thënë”, deklaroi Berisha.
Kujtojmë se më 24 prill fillon procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, që do të pasojë Ilir Metën në këtë detyrë. /arbresh.info/
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...