Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, duke thënë që masat e parapara në planin e veprimit të MSA-së pritet që të zbatohen deri në fund të këtij viti.
Për implementimin e planit kombëtar të zbatimit të MSA-së 2022-2026 janë paraparë kosto në vlerën e 46 milionë e 11 mijë e 219 euro.
“Për implementimin e planit kombëtar të zbatimit të MSA-së 2022-2026 janë paraparë kosto në vlerën e 46 milionë e 11 mijë e 219 euro. Pjesa më e madhe e tyre, apo 25.5 milionë janë të ndara nga buxheti i Kosovës, kurse pjesa tjetër prej 20.5 milionë janë të hyra nga donatorët”, deklaroi Bislimi.
Ai pret që këto reforma të zbatohen në mënyrën e duhur dhe brenda afateve që janë të paraparë në planin e veprimit.
“Po ashtu për neve është shumë me rëndësi që ky program të zbatohet në tërësi dhe të jetë në harmoni me prioritetet që i kemi në mënyrë që të jemi të gatshëm që t’i përmbushim obligimet tona që i kemi marrë përsipër bashkë me Bashkimin Evropian dhe të parapara në MSA”, tha Bislimi në komision./arbresh.info/
Sot shtatë vjet nga nënshkrimi i MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë