Nga dita e sotme fillon zbatimi i Ligjit për pagë minimale prej 18 mijë denarëve.
Punëtorët që janë me pagë minimale, pagën e muajit mars e kanë 18 mijë denarë, që është rreth 45 euro më shumë në krahasim me pagën minimale të muajit shkurt.
Në ndërkohë sektori publik kërkon rritjen e pagës për administratën shtetërore duke u harmonzizuar me pagën minimale.
Më herët, policia dhe mësimdhënësit protestuan para qeverisë për rritjen e pagës minimale, ndërsa kreu i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov paralajmëroi grevë më 11 prill.
Sipas ndryshimeve ligjore, tani paga minimale nuk mund të jetë më pak se 57% e pagës mesatare dhe kjo automatikisht rrit pagën minimale në momentin kur rritet paga mesatare./Alsatm/
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...