10:00
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! mban tryezë me temën “Degradimi i vazhdueshëm mjedisor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Ministria e Shëndetësisë pranon një automjet mjekësor, donacion nga forcat italiane në kuadër të forcës paqeruajtëse në Kosovë, KFOR. Merr pjesë ministri Rifat Latifi dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it Luigi Piperni. (Ministria e Shëndetësisë)
10:00
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
11:00
Myftiu Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIRK-ut, Prishtinë)
11:00
Përurohen librat “Dhe unë jam njeri”, vepër postume, e autorit Lulëzim Krasniqi – Arbanasi dhe “Njeriu i lartësive”, libër jetëshkrimor, i autorit Gëzim Saraçi. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
12:00
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “ETEA” dhe “Karvanin e shkrimtarëve për Fëmijë”, organizojnë manifestimin tradicional “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj”.
Manifestimi tradicional “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe të Rinj” hapet me leximin e mesazhit ndërkombëtar të sponsoruar nga Kanadaja, “Tregimet janë krahët që të ndihmojnë të lartësohesh çdo ditë”, të cilin e pasojnë fjalimet e zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, bibliotekës “Hivzi Sulejmani” dhe organizatës ETEA, leximet e krijuesve nga “Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë” dhe shpallja e lexuesve të vitit 2021/22.
Me këtë rast, bëjmë të ditur se gjatë gjithë ditës fëmijët deri në moshën 15 vjeçare do të kenë mundësinë të regjistrohen në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” pa pagesë. (Hapësirat e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, Prishtinë)/arbresh.info/
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...