Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Pastasel të Rahovecit, për të përkujtuar kështu vrasjen e 106 martirëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë përreth tij, nga forcat serbe.
Masakra në Pastasel të Komunës së Rahovecit, e kryer më 31 prill, 1999 shënon një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, ku në mesin e martirëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.
Trupat e disa prej viktimave të këtij krimi edhe pas 23 vitesh mbesin të zhdukur me dhunë, dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar për krimet e bëra. /arbresh.info/

Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...