Këto pamje vijnë nga Sanatoriumi i Korçës i cili u përfshi në flakë gjatë natës. Siç shihet nga videoja godina nuk është dëmtuar nga zjarri i rënë në një prej dhomave ku ndodhej një pacient.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar pacienti, i cili ka marrë plagë të lehta, ndërsa mësohet se është dërguar për ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se zjarri është vënë aksidentalisht pasi pacienti ka ndezur cigaren kur afër ka pasur dhe maskën e oksigjenit.
“Mesnatën e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, në godinën e sanatoriumit, ka rënë zjarr në një nga dhomat e saj, ku për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti B. D., rreth 62 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”, njoftoi policia.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve./abcnews.al/
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...
Policia e Tiranës me aksion antidrogë, godet grupin kriminal...
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques