Aktori i njohur, Bruce Willis, do të largohet nga aktrimi për shkak të diagnostikimin me sëmundjen e quajtur, afazi.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, duke shkruar ndër të tjera në Instagram: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.
Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të”.
Sëmundja e afazisë është një gjendje e cila largon aftësinë për të komunikuar. Ajo mund të ndikojë në aftësinë e të folurit, të shkruarit dhe të kuptuarit të gjuhës.
Bruce Willis është i njohur për një karrierë të gjatë në Hollyëood, për mbi shtatë dekada, duke luajtur në role kryesore në filmat të shumtë si: “Die Hard”, “Armadeddon”, “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys and Sin City”, etj./abc.al/
Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë trajnime për kontrol...
63-vjeçari italian ndërron jetë katër ditë pas ndërhyrje kir...
Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicë...
“President, ti ku je – krejt Kosovën këtu e ke” – Depu...
Detaje nga oferta marramendëse e Al Hilal për Bruno Fernande...