Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:00 në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin me inicialet M.I (M/K), 37 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’’Mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj ’’ me dënim burgimi prej tridhjetë e pesë (35) ditëve.
“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si k...
Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për ...
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...