33 vjeçari A.Sh nga Gjakova ka gjashtë muaj që është prekur me sëmundjen e Tuberkulozit, derisa në këto dy javët e fundit nuk po arrin ti gjejë dot tabletat Rifampin dhe Isonizid.
I njëjti thotë se kjo gjë e ka shqetësuar fort, ngase gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet.
Se ka të tilla ankesa e pohon edhe pulmologu Flamur Marku, i cili tregon se kjo është terapi e vazhdueshme pas asaj intensive.
Pulmologu Marku shpjegon se vonesa e marrjes së kësaj terapie mund të sjellë komplikime dhe trajtimi duhet të përsëritet, raporton Klan Kosova.
Burime brenda MSH-së bëjnë me dije se mungesa derivon për shkak të rritjeve të rasteve në këtë fillim vit dhe se këto dy lloje shpenzohen më shumë për shkak të aplikimit, teksa nga ky burim thonë se jo të gjitha institucionet kanë mungesë, veçse duhet të kombinohen.
Televizioni merr vesh se terapia për TB është porositur përmes UNICEF-it dhe deri në fund të prillit pritet të bëhet furnizimi.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...