Në kuadër të vizitës zyrtare në Norvegji, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave Norvegjeze dhe Federatës Norvegjeze të Punëdhënësve.
Duke theksuar reformat e ndërmarra dhe indikatorët pozitivë në ekonomi, kryeministri Kurti theksoi se mirëqenia sociale është ndër prioritetet qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, arbresh.info.
Në takim u potencua se ekonomia duhet të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve. Se pagat e mira vijnë nga prodhimi, konkurrenca e bizneseve dhe rritja e eksporteve.

U tha se për të mbajtur ekonominë e shëndetshme, për të ruajtur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e prodhuesve, rritja e pagave në ndërmarrjet eksportuese i paraprinë rritjes së pagave të tjera në vend.
U diskutua për modelin nordik të organizimit të tregut të punës, ku kërkesat e punëtorëve për të drejta, dinjitet dhe mirëqenie nuk bien ndesh me kërkesën e kompanive për konkurrueshmëri, por ndihmojnë e plotësojnë njëra tjetrën në prodhim, produktivitet dhe zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik.
Përfaqësuesit e federatave shprehën interesimin për të vizituar Kosovën dhe për të rritur bashkëpunimin./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...