Pas shfaqjes së gripit të shpendëve në një fermë oborri, janë asgjësuar 25 shpendë në fshatin Aliban të Vlorës.
Groposja është kryer në zonën e përcaktuar nga bashkia Vlorë dhe njësia administrative Novoselë.
Rasti me grip shpendësh u evidentua një ditë më parë, ndërsa është vendosur asgjësimi i tyre dhe karantimi i zonës. Njëkohësisht si edhe konfirmohet, nuk do të lejohet tregtimi i gjësë së gjallë të shpendëve në zonë.
Adila Kojdheli, kreu i veterinarisë në Vlorë ka konfirmuar se ky është rasti i parë ndërsa deri më tani nuk ka raste të tjera të evidentuara në qarkun e Vlorës.
Mjeku veterinar tregon edhe rreziqet apo mënyrën e përhapjes ndërsa i referohet rastit në Vlorë dhe konkretisht në fshatin Alibean.
Gripi i shpendëve ka shënuar kështu edhe një rast në qarkun e Vlorës, ndërsa është vendosur asgjësimi i tyre./Top Channel/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...