205 raste në një muaj, zjarrëfikësit në Prishtinë thonë se s’kanë kapacitete të ndihmojë të gjithë qytetarët në nevojë

23:22 | 28 Mars 2022
A Z

Brigada e Zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës thotë që nuk kanë mundur të iu përgjigjen të gjitha thirrjeve të qytetarëve pasi janë të pakët në staf.

Brigada e Zjarrëfikësve në rajonin e Prishtinës u përgjigjet qytetarëve, të cilët lajmërojnë për vatra zjarri. Por pas çdo alarmi, sfida më e madhe del të jetë numri i pakët i zjarrëfiksëve.

Behar Shala, udhëheqës ndërrimi iu bën apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm.

Për shifra flet Komandanti i zjarrfikësve, Latif Zeka.

“Vetëm në këtë muaj kemi pas 205 intervenime… por nuk kemi mund çdo thirrjeje t’i përgjigjemi sepse si staf jemi shumë të pakt…”, tha Zeka.

Në të gjitha rastet e zjarreve që kanë ndodhur në Rajonin e Prishtinës dhe më gjerë, nuk është raportuar për persona të lënduar./t7

 

Shpërndaje në rrjete sociale