Maqedonia e Veriut bëri befasinë më të madhe në kualifikimet e Kupës së Botës duke e eliminuar kampionin në fuqi evropian, Italinë.
Italia u mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat minimal 0-1 në fazën e playoffit të kualifikimeve të Kupës së Botës, Katar 2022.
Portugalia është kundërshtari i rradhës i Maqedonisë së Veriut dhe fituesi do e garantojë një biletë për “Katar 2022”.
Para fillimit të këtij takimi, ylli portugez, Cristiano Ronaldo u shpreh i bindur që Portugalia nuk do të befasohet ashtu si Italia.
“Ishim të befasuar. Maqedonia e Veriut ka befasuar në shumë raste në këto ndeshje. Por, nuk mendoj se mund të na befasojnë nesër. Portugalia do të luajë më mirë dhe do të kualifikohemi në Kupën e Botës“, tha fillimisht Ronaldo.
“Nuk ka Kupë të Botës pa Portugalinë”, shtoi pesë herë lojtari më i mirë në botë“, përfundoi ylli i Manchester United.
Kujtojmë që ndeshja kualifikuese luhet nesër.
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?