Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Kuvendit të Katarit Hassan bin Abdulla Al-Ghanim, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në mes të dy vendeve tona.
Osmani e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetit të Katarit.
Në takim u ritheksua gatishmëria për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në fusha të ndryshme duke përfshirë ekonominë, energjetikën dhe bujqësinë.
E para e shtetit të Kosovës dhe kreu i Kuvendit të Katarit këmbyen mendimet për ndikimin e agresionit rus kundër Ukrainës në kontinentin evropian dhe rajonin tonë, sigurinë energjetike dhe atë të ushqimit.
Vjosa Osmani bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit ndërparlamentar si një mjet i fuqishëm bashkëpunimi mes dy shteteve. Si dy vende mike, Kosova dhe Katari mbeten partnerë të besueshëm dhe të përkushtuar për të thelluar raportet bilaterale./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...