Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.821.268 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.
Në total numri i rasteve aktive është 597./arbresh.info/
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike
Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK...
Irani nis valë të re të sulmeve me raketa mbi Izraelin
Kancelari austriak përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe e u...
“Dardanët” bëjnë të ditur vendin se ku do të mbi...
PDK mban sot konferencë për media