SHSKUK: 11 pacientë po trajtohen për COVID-19

13:21 | 27 Mars 2022
A Z

11 pacientë janë duke u trajtuar për Coronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre pesë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe gjashtë të negativizuar post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë gjashtë pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë dy pacientë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 7 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë , 1 pacient dhe Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale