Mehaj: Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur

12:20 | 27 Mars 2022
A Z

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka quajtur kadetët e FSK-së “ujqër”, teksa tha se ata janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur.

Sipas Mehajt, ata janë të talentuar dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre sfidues, por janë të vendosur se objektivi i synuar duhet të arrihet, dhe këtë e dëshmuan edhe në Stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”.

Postimi i plotë i tij:

Ujqërit tanë të rinj janë të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pamposhtur.
Se kadetët tanë janë të tillë, këtë e dëshmuan edhe në Stërvitjen “Guximi i palëkundur 2022”.
Jeta për Ujqërit tanë nuk është e lehtë, por ata janë këmbëngulës dhe mbi të gjitha kanë besim te vetja dhe besim në ekip.
Ata janë të talentuar dhe të vetëdijshëm për misionin e tyre sfidues, por janë të vendosur se objektivi i synuar duhet të arrihet.
Ata e dinë se çelësi më i rëndësishëm i suksesit është vetëbesimi, e çelësi më i rëndësishëm për vetëbesimin është përgatitja.
E ardhmja jeni ju, prandaj jemi krenar me ju!
Vazhdojmë të përgatitur maksimalisht drejtë sukseseve maksimale./arbresh.info/