Sot shënohet 23-vjetori i masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.
Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë vizituar të mbijetuarit e kësaj masakre.
Ata vendosën lule dhe bënë homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e Lirisë” dhe vizituan muzeun e martirëve të familjes Berisha.
“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, ka shkruar Kurti në librin e zisë.
Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha./arbresh.info

Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit