Nga Formula 1 është konfirmuar se “Grand Prixi” i Arabisë Saudite do të vazhdojë sipas planit.
Një zjarr shpërtheu mbrëmë në një depo nafte në Jeddah, atje ku është planifikuar për t’u zhvilluar gara.
Deri te ky shpërthim erdhi pas një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, gara për çmimin e madh do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. Kjo është konfirmuar sot nga Formula 1 dhe FIA.
“Formula 1 dhe FIA mund të konfirmojnë se pas diskutimeve me të gjitha ekipet dhe pilotët, Grand Prixi i FIA Formula 1 i Arabisë Saudite do të vazhdojë siç ishte planifikuar.
Pas incidentit të raportuar gjerësisht që ndodhi në Jeddah të premten, ka pasur një diskutim të gjerë midis të gjithë palëve të interesuara, autoriteteve të Qeverisë saudite dhe agjencive të sigurisë, të cilët kanë dhënë garanci të plota dhe të hollësishme se gara është e sigurt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Formula 1. /Gazeta Express/
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid