Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe futbollistët e ekipit të Kosovës kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë, që javë më parë është hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë shifër të ndarë për ushtrinë e vendit, me 50 për qind të mjeteve ka kontribuar FFK dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, derisa 50 për qind janë grumbulluar nga mjetet vetanake të futbollistëve të Kosovës.
“Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisë së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë”.
“Falënderoj lojtarët e ekipit kombëtar për gatishmërinë e tyre për të përkrahur në vazhdimësi iniciativa të tilla dhe ky veprim i tyre le të shërbejë si motiv edhe për shumë të tjerë për ta mbështetur në të gjitha format forcimin e shtetit tonë”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Ndryshe, Kosova gjatë të enjtes mbrëma mposht Burkina Fason me rezultat të thellë 5-0, ndërsa me 29 mars luan miqësoren e radhës në udhëtim te Zvicra. /Telegrafi/
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...