Sulmuesi Elbasan Rashani do të jetë mungesa e madhe e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e radhës miqësore të këtij muaji ndaj Zvicrës.
Kosova kishte aranzhuar dy miqësore për muajin mars në datat e lira të FIFA-s për kombëtare, të parën me Burkina Fason dhe të dytën me Helvetikës.
Miqësorja e parë u zhvillua mbrëmë (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët fituan me rezultat të thellë 5-0.
Në këtë ndeshje, përzgjedhësi i ri, Alain Giresse iu dha hapësirë disa lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë luajtur më pak.
Megjithatë, u vrenjtë mungesa e yllit të Clermont, Elbasan Rashani, i cili nuk ishte as në bankën rezervë.
Telegrafi ka mësuar se Rashani ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Burkina Fason dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tij.
Rashani pas këtij dëmtimi ka udhëtuar drejt Francës për t’u bashkuar me skuadrën e tij, Clermont, aty ku do të rikuperohet.
Ndryshe, sulmuesi vushtrrias ka shënuar 7 gola dhe tri asistime në 25 ndeshje në Ligue 1, ndërsa në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...