Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti deklaroi se kjo gjë nuk është parë më herët në qeverisjes e kaluara.
Kurti tha se, brenda një viti u imunizua 60% e popullsisë kundër covi-19, ku u hap përsëri jeta shoqërore dhe ekonomike.
“Së bashku kemi përmbushur zotimin që brenda vitit të vaksinojmë mbi 60% e popullsisë së vaksinuar dhe sot kemi hapur ekonominë dhe jetën shoqërore dhe ngjarjet kulturore e sportive që na kanë munguar shumë gjatë”, tha ai.
Tutje Kurti, ceku edhe krizën e energjisë elektrike dhe masat për parandalimin e saj.
“Krahas pandemisë kishim krizën e energjisë e cila ende nuk ka kaluar së bashku kemi marr masat emergjente duke subvencionuar koston shtesë në mënyrë që kriza të mos i rëndoj ata që fitojnë më së paku”, tha Kurti.
Ndërkaq, ai shtoi se ky vit ishte vit i kthesës drejtë zhvillimit.
“S’ka dyshim që problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat që i kemi përpara janë edhe më të mëdha, mirëpo qytetarët na kanë besuar ne që ta bëjmë ndryshimin. Ky vit ishte vit i kthesës drejtë zhvillimit”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër