Finalizohet trajnimi mes Forcave Speciale Amerikane dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

10:34 | 23 Mars 2022
A Z

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ceremoninë e finalizimit të suksesshëm të trajnimit mes Forcave Speciale të Amerikës dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Sveçla, falenderoj zyrtarët e Forcave Speciale Amerikane për njohuritë e ofruara dhe zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese për vullnetin në zgjerimin e njohurive dhe aftësive.

Postimi i plotë i tij:

Pata nderin e veçantë që të marr pjesë në ceremoninë e finalizimit të suksesshëm të trajnimit mes Forcave Speciale Amerikane dhe Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Përmes këtij trajnimi, zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë arritur të zgjerojnë njohuritë e tyre e të fitojnë shkathtësi të reja operimi.

Përkushtimi i Forcave Speciale Amerikane për të ndarë njohuritë e tyre me ne, përveç që është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes shteteve tona, dëshmon gatishmërinë për të na ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve tona.

Gjej rastin që edhe publikisht të falënderoj zyrtarët e Forcave Speciale Amerikane për njohuritë e ofruara dhe zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese për vullnetin në zgjerimin e njohurive dhe aftësive të tyre me qëllim të ofrimit të sigurisë së vendit tonë./arbresh.info/