Dua Lipa doli pa makijazh në Hollywood të hënën.
Këngëtarja 26 vjeçe, veshi një kostum krejt të verdhë dhe një palë këpucë me pamje komode, shkruan DailyMail.
Veshja përbëhej nga një xhaketë, pantallona të të njëjtit material me një model blu pak poshtë vijës së belit dhe një bluzë që mezi dukej nga pas palltos.
Ajo i shtoi pamjes elegancë me një palë syze dielli reflektuese me korniza blu dhe mbante me vete një shishe uji.
Flokët e gjata të zeza të këngëtares së hitit “Levitating” ishin të lidhura përsëri në stilin bisht.
Paraqitja e Dua Lipës në Hollywood erdhi gjatë një dite pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”.
Ylli kishte pushim të hënën një pushim nga turneu, por do të kthehet menjëherë në të të martën dhe të mërkurën me koncertin e radhës në arenën “The Forum” në Inglewood.

Turneu “Future Nostalgia” u shty disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi muajin e kaluar në Florida./arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë