Disa njerëz janë plagosur gjatë një “krimi të dyshuar të rëndë” në një shkollë të mesme në Malmo, qyteti i tretë më i madh i Suedisë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes në Shkollën Latine Malmo tregojnë polic të armatosur që hyjnë në ambiente, ndërkohë që zona po rrethohej, transmeton portal arbresh.info
Një person është arrestuar dhe dy persona janë dërguar me urgjencë në spital, konfirmoi forca një orë më parë, duke shtuar se situata është nën kontroll.
Drejtori i shkollës e ka përshkruar incidentin si “absolutisht të tmerrshëm”, por nuk janë dhënë detaje më të hollësishme mbi atë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Disa persona janë plagosur dhe policia po punon për një krim të dyshuar të rëndë”, thuhet në deklaratën e drejtorit./arbresh.info/
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt