Disa mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba dhe batanije, janë gjetur gjatë ditës së shtunë në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.
Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. Shefqet Berisha, Prizren, 19.03.2021 – 09:45. Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës./arbresh.info/
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën