Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, ka komentuar punën e qeverisë së Kosovës në këtë 100 ditëshin e parë.
Ymeri ka thënë se edhe vet kryeministri Isa Mustafa ka nisur të pranojë faktin se premtimi i tij elektoral për 150,000 vende të reja pune ka qenë një premtim bosh dhe i papërgjegjshëm për ta manipuluar opinionin publik.
Sipas Ymerit, Mustafa ka nisur të pranojë edhe që programi qeveritar është në shpërputhje me buxhetin e shtetit të rënduar nga borxhet e shumta.
“Tani që e vërteta për demagogjinë e tij po del sheshit, ai ka kërkuar ndihmë nga institucionet ndërkombëtare financiare. Kjo kërkesë për ndihmë, në vetvete nuk përbën problem, po të mos ishte që nën rreshta ai dje ka aluduar te ndryshimi i rregullit fiskal përmes rishikimit të kornizës fiskale që do ta rriste edhe më tej borxhin duke rritur deficitin buxhetor. Problemi e as zgjidhja nuk është vetëm te niveli i borxhit si i tillë, por më shumë se për çka do të shpenzohet ai. Për kontratën me Bechtel-in? Për mbulimin e evazionit fiskal nga kompanitë e fuqishme të afërta me pushtetin? Apo për investime në prodhimin vendor?”, ka komentuar Ymeri, raporton Koha.net.
Tutje, ai ka theksuar se Kosovës i duhen masa të menjëhershme ndërhyrjeje për ta sanuar sadopak gjendjen ekonomike e sociale të vendit, si dhe ka thënë se prodhimit vendor i duhet tregu i uzurpuar nga prodhimet e subvencionuara në vendet e tyre, dhe kapitali i cili vazhdon të bllokohet nga bankat e Fondi i Privatizimit.
“Ndërkohë që kjo qeveri sikur ajo para kësaj na thotë se kjo ndihmë do të vijë nga jashtë. Flasin për të mos ndryshuar asgjë”, u shpreh ai në fund të komentit të tij./arbresh.info/
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...